Merr jetë vepra e parë e “One Billion Project”



Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë ndërtimit të veprës së parë të planit “One Billion Project”. Në mbledhjen e qeverisë ministrat kanë miratuar një bonus prej 10% të pikëve, për kompaninë Gjoka Konstruksion e cila ka bërë studimin e fizibilitetit për të ndërtuar rrugën e Arbrit. Firma zotohet se do të ndërtojë 69 kilometra rrugë me standard të lartë të llojit C2, e cila do të ketë një tunel që do të shoqërohet me korsinë e emergjencës, sipas direktivave të Bashkimit Europian.

Në planin e paraqitur në Ministrinë e Transporteve, kompania thotë se do të do të sistemojë 15 km të cilat janë ndërtuar, por kanë degraduar në kohë. 41 km do të bëhen nga e para qe do të shoqërohen me dy by-passe: një në Klos dhe një në Maqellarë.

Për të gjithë këtë punë, e cila parashikohet të përfundojë për 3 vjet e 8 muaj, firma do të investojë 245 milion euro. 60 milion të tjera do të jepen nga buxheti i shtetit.

Në të gjithë këtë projekt llogaritet edhe mirëmbajtja e rrugës dhe tunelit për 10 vite.

Buxheti i shtetit do t’i paguajë shumën kompanisë pas 13 vitesh. Interesi për 245 milion eurot që po investohen nga kompania për Rrugën e Arbrit është 47 milion euro.

Kjo është vetëm një nga veprat që ekzekutivi ka shpallur në projektin me financim nga privati. Qeveria pret që firmat të bëjnë propozime në fushën e infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë dhe në këmbim të projekteve i jep 10 pikë shtesë në garën e tenderit. Më pas vetë privati bën projektin me paratë e tij, të cilit ia kthen në vite buxheti i shtetit. Në total parashikohen të ndërtohen 150 shkolla, 10 qendra shëndetësore dhe një spital ekselence në rajonin e Fierit.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*