Aktorja me famë botërore dhe fituese e shumë çmimeve kinematografike, Meryl Streep do të rikthehet në kinematë botërore me serinë e dytë të filmit musical “Mamma Mia”. Revista prestigjoze “The Sun” tregon për fansat e shumtë se Streep sapo nënshkroi kontratën me “Universal Pictures” dhe se filmi do të jetë në kinematë botërore në Korrik të 2017.

67 – vjeçarja Streep në filmin e ri do të jetë sërish me po të njëjtin kast aktorësh që bashkëpunuan dhe në “Mamma Mia 1”, si 64 – vjeçari Pierce Brosnan, Colin Firth dhe Amanda Seyfried.

Filmi “Mamma Mia” është një musical klasik i grupit me famë ndërkombëtare ABBA. “Mamma Mia 1” ka patur në skenarin e tij 5 këngë klasike të grupit ABBA si: “Mamma Mia”, Dancing Queen”, “Gimme! Gimme! Gimme!”, “The Winner Takes It All”, “Take A Chance On Me”.

Ndërsa për në filmin “Mamma Mia 2” regjisori ka menduar një katalog me 5 këngë të tjera nga grupi ABBA si: “Knowing Me, Knwoing You”, “Thank You For The Music”, “Ferdando”, “Name Of The Game”, “Waterloo”.

Kanë kaluar 10 vite nga realizimi i filmit të parë  i cili pati fitime mbi 550 milionë dollarë.

“ “Mamma Mia 1” ka qenë një nga filmat më të preferuar për publikun për faktin se ka patur shumë arsye për ta dashur atë film”

është shprehur prestigjiozja “The Sun”. Filmi është ndjekur dhe do të ndiqet nga fansat e grupit ABBA të cilët edhe sot vazhdojnë të jenë shumë të këkruar. Nga fansat e aktorëve të mëdhenjë si Meryl Streep e cila nuk njeh plakje dhe është një zonjë shumë elegante. Nga fansat e 64 – vjetarit seksi Pierce Brosnan.

“Mamma Mia 2” tashmë ka filluar xhirimet e saj e shumë shpejt do të jetë pranë publikut. /tvklan.al