Për të ndjekur një nga degët e Universitetit të Shkencave Mjekësore, së pari duhet të kesh një mesatare mbi 8. Ky është kriteri i vendosur nga rekatorati i këtij Universiteti.

Ndërsa Politekniku, do të qëndrojë në mesataren mbi 6, i cili mendohet të jetë dhe pragu që do të vendosë qeveria këtë vit për pranimet në Universitet.

Të ndryshëm e kanë qëndrimin, dy rektoret sa i takon rikthimit të konkursit për pranimet në universitet.

Universitetet do të kenë më 20 Prill edhe zgjedhjet për krerët e rinj. Ministria e Arsimit ka zhvilluar një tryezë diskutimi me rektoret mbi procesin që sapo ka nisur.

Tv Klan