Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilën po përballet Gjermania. Kështu u shpreh Kancelarja Angela Merkel në mesazhin e saj të Vitit të Ri.

Duke iu referuar sulmit vdekjeprurës me kamion në Berlin nga azilkërkuesi turnizian, ajo tha se ndihej e “neveritur” kur aktet e terrorit ndërmeren nga ata që kërkonin mbrojtje.

Ajo u shpreh se 2016 kishte qenë një vit me “teste të egra”, por tha gjithashtu se ndihej besimplotë që  Gjermania mund t’i tejkalojë këto me sukses.

“Teksa vijojmë me jetën tonë dhe punën i themi terroristëve: “Jeni vrasës të mbushur me urrejtje, por nuk mund të përcaktoni sesi ne jetojmë dhe duam të jetojmë. Ne jemi të lirë, të kujdesshëm dhe të hapur”

, tha Merkel në mesazhin e saj.

12 persona u vranë kur Anis Amri u fut me kamion në një treg të populluar Krishtlindjesh në Berlin, dy javë më parë.

Më herët gjatë vitit një adoleshent refugjat afgan plagosi 5 persona me sëpatë në një tren në Wuerzbug dhe një sirian, të cilit iu ishte refuzuar azili, u vetëhodh në erë jashtë një lokali në Ansbach, duke plagosur 15 persona.

Sulmet kanë ngjallur kritika ndaj Merkel për politikën e saj që çoi në pranimin e më shumë se 1 milionë refugjatësh e emigrantësh në 2015 – ën./tvklan.al