Kryeministri Edi Rama, pasi u bëri të qartë të gjithë drejtorëve të Hipotekave se nuk duhet të sjellin asnjë zvarritjet për qytetarët, në të kundërt do të shkojnë përpara Drejtësisë, dha dhe një mesazh të qartë për Drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave.

Ai tha se Artan Lame është shembulli më i mirë për tu ndjekur, pasi ky i fundit është në krye të detyrës çdo ditë për të ndjekur funksionimin e platformës së bashkëqeverisjes për të thënë përgjigje në kohë reale. 

 “Artan Lame është në krye vetë, çdo ditë për të ndjekur funksionimin e platformës së bashkëqeverisjes për të dhënë përgjigje në kohë reale. Është institucioni që s’ka asnjë vonesë në përgjigjen ndaj qytetarëve dhe zbaton para afatit, afatin prej 10 ditëve për të dhënë përgjigje. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave. 

Mos kemi më asnjë vonesë në dhënien e përgjigjeve dhe asnjë hezitim për të goditur çdo shakatar të këtyre vonesave”

, tha Rama.

/tvklan.al