Taulant Xhaka pranoi në faqen e tij zyrtare në facebook se është takuar me trajnerin e sapoemëruar të Kombëtares, Christian Panucci, duke mohuar zërat se ai kishte refuzuar bisedën me të.

Xhaka sqaron se do të jetë gjithmonë gati për fanellën kuqezi dhe është krenar për kombëtaren.

Të dielën Christian Panucci shkoi në Bazel ku ndoqi edhe takimin, por Taulant Xhaka qëndroi në stol.

Mësohet se Panucci po shikon gjendjen e futbollistëve kontigjent kuqezinj. Taulant Xhaka u la jashtë nga Gianni De Biasi, pasi u largua nga grumbullimi pas ndeshjes me Italinë në Palermo. TV KLAN