Banorët në Orange Country, Karolina e Jugut u alarmuan kur programi që po shihnin në televizor u ndërpre nga një mesazh që njoftonte fundin e botës.

Shikuesit, të tmerruar panë një baner emergjence që doli në ekranin e televizorit të tyre, i shoqëruar nga zëri i një burri, që i informonte se fundi i botës ishte pranë.

Zëri i personit të panjohur thoshte,

“kuptoni këtë, kohë ekstremisht të dhunshme do të vijnë

” dhe se fundi i botës do të ndodhte më 23 Shtator.

Një prej shikuesve, duke folur për mediat në vend tha se zëri ngjante si të ishte duke folur Adolf Hitleri.

“Dukej sikur po fliste Hitleri dhe sikur transmetimi i radios po vinte nëpërmjet televizorit”.

Ky mesazh i pazakontë, sipas asaj që shkruan “The Independent” erdhi si pasojë e një defekti që kishte pasur një stacion radioje lokale dhe që kishte prekur më shumë se një stacion televiziv.

Radioja kristiane, KWVE – FM në një deklaratë mori përsipër përgjegjësinë për ndërprerjen, duke kërkuar ndjesë për incidentin.

Problemi, sipas ekspertëve erdhi pasi më shumë se një stacion radiofonik po bënte një test emergjence. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse kjo ka ndodhur aksidentalisht, apo është bërë me qëllim. /tvklan.al