Vrasja me armë kimike të martën e dhjetëra personave në Siri, mes të cilëve shumë fëmijë, ka prekur njerëzit anekënd botës.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, Presidenti Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të bombardonte regjimin e Asadit.

Ndërkohë, artistët kanë gjetur një mënyrë tjetër solidarizimi me viktimat, veçanërisht ato fëmijë.

Aktorja e njohur turk,  Meryem Uzerli, ka postuar një foto ku shfaqet me një mesash shumë prekës.

“Çdo fëmijë është fëmija im”, shkruhet në pankartën që mban në dorë aktorja e njohur për rolin e Hyrremit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.

Qëllimisht aktorja e dashur ka zgjedhur që fotoja të jetë vetëm në ngjyrat bardh e zi. Ajo bën thirrje për ndalimin e luftës dhe që të mos vriten më njerëz, veçanërisht fëmijë.

Qindra mijëra njerëz, mes tyre dhjetëra mijëra fëmijë janë vrarë gjatë gjashtë viteve të luftës civile mes forcave të Presidentit Basha Al Assad dhe kryengritësve në Siri./tvklan.al