Një mesazh prekës ka publikuar në faqen e saj në Facebook vajza e gjyqtares Fildes Hafizi, e vrarë dje në Tiranë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi. Në mesazhin e saj, e bija e gjyqtares Hafizi shkruan se e ëma tashmë është një engjëll që i ruan, ndërsa shprehet se i ati i saj është një monstër që nuk meriton as të marrë frymë.

Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo ËSHTË njeriu me i mrekullueshëm i kësaj bote dhe KURRË në këtë botë s’do te ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshire jetën që të na hiqte nga ai “plera”. Pavarësisht çdo gjeje ajo fliste mirë për të PAVARSISHT ÇDO KAFSHËRIJE QE KEMI JETUAR NË ATË SHTËPI . Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë. Kushdo që e njihte e adhuronte kurajon forcën inteligjencën dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frike kur iknim ÇDO FUNDJAVË te i ashtuquajturi “babi” që ka qenë dhe  gjithmonë do te jetë një monstër që nuk meriton të marri frymë.

Kur të kujtoj mamin tim unë nuk do qaj, por do jem krenare për personin, heroinën që me rriti. Dhe sado që unë nuk besoj ne Zot, unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan sepse e tille ishte dhe gjallë. Dhe ne do ja dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj. Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh.

Faleminderit të gjithëve  që na u gjendet pranë.

– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) MELISA HAFIZI

”, shkruan e reja, e cila në rrjetet sociale mban mbiemrin e së ëmës dhe jo atë të të atit. /tvklan.al