Vëllai i Armela Segashit, vajzës kosovare e cila humbi jetën në sulmet e Mynihut, Arbnor Segashi, përmes një postimi të bërë në Facebook falenderon të gjithë ata që u solidarizuan me dhimbjen e tyre duke i qëndruar pranë familjes së tij në këto momente të vështira, por gjithashtu bën edhe një apel ku u kërkon të gjithëve të ndalin ndihmat në para, pasi siç thekson ai as paratë e të gjithë botës nuk ua lehtësojnë atyre dhimbjen.

 “Kërkoj nga ju të injoroni të gjitha apelet që bëhen në emër të familjes time. Unë dua të falënderoj të gjithë ata të cilët tentuan për të ndihmuar apo që donin të ndihmonin apo edhe ata që kanë ndihmuar mua dhe familjen time. Një pjesë e parave të grumbulluara do të shkojnë për fëmijët në nevojë. Ju lutem ndaloni së dhuruari donacione. Ne kemi mjetet dhe mundësitë për të transportuar motrën tonë dhe për ta varrosur atë në vendlindje. Unë e di, ju të gjithë dëshironi për të na ndihmuar ne për të na e lehtësuar dhimbjen, por as paratë e gjithë botës nuk na ndihmojnë apo na e lehtësojnë dhimbjen tonë më. Ne kemi nevojë për ju. Dhembshuria juaj dhe forca juaj. Motra ime do të ndihej e lumtur në këtë mënyrë. Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptim”

, shkruan Arbnori në Facebook./tvklan.al