meshaPasi përshëndeti nga makina e tij papale mijëra shqiptarë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Skenderbej” dhe në sheshin “Nënë Tereza”, duke sjellë momente emocionuese, Papa Françesku iu drejtua altarit për të mbajtur Meshën e Shenjtë.

Në këtë meshë ai u shoqërua nga 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.

Ati i Shenjtë e nisi meshën drejtuar popullit shqiptar me përshëndetjen e apostujve të Jezu Krishtit, “Paqe në këtë shtëpi”.

Duke e vlerësuar vendin e shqiponjave si tokën e martirëve, Papa Bergoljo, u ndal në fjalën e tij tek rezistenca që shumë klerikë i bënë regjimit komunist duke pranuar dhe të flijoheshin, ndaj shpirtërisht në këtë ditë ai tha se shkon pranë murit të varrezave të Shkodrës, vend simbol i martirizimit të katolikëve.

Sot kur portat e Shqipërisë janë hapur Ati i Shenjtë thotë se fryma e bashkimit duhet të na inkurajojë të kërkojmë forma të reja të pranimit të Kishës në shoqërinë tonë.

Gjate rrugës së përshkuar nga aeroporti Nëne Tereza, Papa Françesku tha se kishte vënë re një fakt interesant.

Që në vendin tonë ka shumë të rinj e kjo është shumë domethënëse për të ardhmen e vendit pasi ku ka rini tha ai ka shpresë.

Tv Klan