Deri disa vite më parë të shumtë ishin ata që ishin të bindur, që mësimi i dy gjuhëve mund të gjeneronte ngatëresë. Më mirë të mësosh mirë një dhe të saktë sesa lodhesh më kot, me rrezikun e efekteve anësore.

Por teoritë e reja në lidhje me këtë çështje, tregojnë avantazhet e mëdha që vijnë nga mësimi i një gjuhe tjetër.

Forcon kujtesën dhe përqëndrimin

Një studimi mbi bilingustikën tregon se mësimi i dy gjuhëve vonon shfaqjen e Alzheimer, deri në 5 vjet tek personat që kanë prezent faktorë rreziku për shfaqejn e kësaj sëmundje. Kërkimet tregojne së një parandalim efikas i kësaj patologjie është pikërisht mësimi i një gjuhe të huaj në moshë të thyer.

Avantazhe të mira dhe për të vegjëlit

Duket se fëmijë e rritur në një ambienet që fliten dy gjuhë, zhvillojnë aftësi mendore më të mëdha se ata  rritur në një ambient normal. Tek këta fëmijë vihet re një aftësi me e madhe në përllogaritje dhe në lexim.

Gjjithashtu mësimi i një gjuhe të re, mund të ndryshojë edhe mënyrën se si e shikojmë botën. Psh, të mësosh japonisht, që i dallon qartësisht tonalitet e ngjyrës blu të hapur me blu të mbyllur, mund të ndihmojë për të perceptuar  më mirë ngjyrat nga pikëpamja vizive.

Gjuha mund të modifikojë trurin

Benjamin Lee Whorf në vitin 1940 hodhi teorinë, sipas të cilit, gjuha plazmon trurin në atë pikë, sa dy njerëz me gjuhë të ndryshme do të jenë gjithmonë të ndryshëm. Kjo sepse do të kenë një mënyrë të ndryshme për të përfaqësuar botën dhe për të jetuar emocionet.

Ashtu siç do të thoshte dhe i madhi Charlemagne, “ Të njohësh një gjuhë tjetër, do të thotë të kesh një shpirt të dytë.”/tvklan.al