Edhe pse 7 maji ishte fundi i afatit që kryeministri Rama i la kreut të opozitës për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit,  Lulzim Basha thotë se nuk do të ndalet në betejën e nisur me qytetarët. 13 maji për kreun e opozitës do të jetë bashkimi më i madh popullor për të ardhmen e votës së lirë.

Të qetë dhe paqësore me vetëdije se forca do vijë jo nga forca e forcës por forca e bashkimit total të shqiptarëve në këtë betejë. Bashkë ditën e shtunë ballë për ballë me shpresën dhe besimin për të ardhmen që po vjen.

Rruga e vetme drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike, mos u lodhni kot në 18 qershor nuk ka për të patur zgjedhje.

Duke marrë shkas nga festimet në kuadër të Ditës së Europës,  Basha lëshoi kritika ndaj atyre që ai thotë se e kanë kthyer në mision luftën në adresë të opozitës.

Sot për fat të keq po përvijohen dy Europa, Europa që ne duam e lirisë dhe shtetit ligjor. Për ata që nuk e shohin drogën edhe pse po u rritet pranë ballkoneve të veta në vilat e tyre luksoze, për ata që nuk duan t’ia dinë për krimin ndonëse drekojnë në të njëjtat restorante me kriminelët më në zë të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës. Për ata të cilët nuk mjaftohen duke i shërbyer qeverisë por e kanë kthyer në mision luftën ndaj opozitës duke reflektuar mentalitetin e tyre thellësisht antidemokratik, antieuropian.

Pa atakuar nuk la as Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që sipas tij refuzoi të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të opozitës në këtë institucion listat e qytetarëve që kanë firmosur për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Kanë refuzuar sepse kjo KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë. KQZ ka marrë sot fund për ne si entitet i ligjshëm. Me transparencën e listave del ne shesh e vërteta e firmave false e kompanive dhe shërbimeve publike që paguhen nga taksat dhe janë shndërruar në firmosjen e partive politike. Ramiz Ramës në 2017.

Nga çadra e protestës, Basha sulmoi serish mediat duke thënë se janë vënë nën shërbimin e kryeministrit./ TV KLAN

***

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga “Çadra e Lirisë” sot se nuk do të heqë dorë nga qeveria teknike dhe kjo do të ishte mënyra e vetme për të patur zgjedhje.

Rikujtojmë që sot në mesnatë përfundon afati i vendosur nga kryeministri i vendit Edi Rama për të zgjidhur krizën politike që ka kapluar vendin.

Ai sulmoi KQZ-në se ka refuzuar t’i vërë në dispozicion tre anëtarëve të saj, listat e qytetarëve që kanë firmosur për disa parti politike.

Basha vazhdon të këmbëngulë për kërkesat e tij dhe thotë se nuk do tërhiqet ndërkohë që i ka përcjellë një mesazh Ramës dhe Presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor se ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor.

Sot KQZ ka bërë harakirin total, ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të votuar nga opozita, listat e partive që janë detyruar të mbledhin firmat për partitë që janë futur në zgjedhje.

Rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike

”, tha Basha./tvklan.al