messi-1

Lionel Mesi nuk përmbahet vetëm 2 ditë para ceremonisë së Topit të Artë. Sulmuesi argjentinas shënoi 3 gola në fitoren 4 – 0 të Barcelonës ndaj Granadas. Një paraqitje e shkëlqyer e tij, ndërsa shënues ishte edhe Neimar. Një fitore kjo që e ngjit Barcelonën në krye të renditjes.

Debutim me një fitore të thellë për Zinedin Zidane në stolin e Realit të Madridit. Skuadra madrilene fitoi thellë 5 – 0 me Deportivo La Korunjan. Ndryshimi në stol duket se po sjell edhe ndryshim në fushë.

Tv Klan