Barcelona i dhuroi tifozëve një tjetër ndeshje spektakolare. Katalanasit fituan 6-1 ndaj Eibar. Por në Camp Nou protagonisti i shfaqjes ishte Lionel Messi me 4 gola të shënuar. Argjentinasi e nisi me një penallti në pjesën e parë të takimit dhe shënoi edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë.

Me këta gola 30-vjeçari vendosi një tjetër rekord me fanellën e Barcelonës. 300 gola ka shënuar në këtë stadium numri 10. Në 5 ndeshje të La Liga Messi ka shënuar 9 herë duke qëndruar momentalisht i pari në renditjen e golashënuesve.

Për Barçën dy golat e tjerë u realizuan nga Paulinho dhe Denis Suarez.

Me një ndeshje me shumë Barcelona mban kreun e renditjes 5 pikë larg vendit të dytë.

Tv Klan