Dikur trajneri i Arsenalit Arsenne Wenger e cilësoi lojën e Lionel Messin me atë që luhet në Playstation, dhe mesa duket francezi ka patur të drejtë.

Me dy golat në fitoren 4-2 ndaj Valencias, argjentinasi arriti në kuotën e 40 golave të shënuar në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare të këtij sezoni. Dhe kjo nuk është hera e parë. Ne fakt Messi është i vetmi futbollist i la Liga që në 8 sezonet e fundit arrin këtë numër golash.

Statistika fantastike për futbollistin 29-vjecar. Ai është gati të thyejë një rekord personal. I duhet të shënojë edhe 6 gola që të plotësojë numrin 500 të golave të shënuar për Barcelonën.

Një kuotë mëse e arritshme për sulmuesin kur kanë mbetur edhe 10 javë për të luajtur në kampionatin spanjoll.

Tv Klan