Ashtu si në listën e kandidatëve për Topin e Artë edhe në çmimin “The Best”, futbollisti më i mirë që akordohet nga FIFA, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë pretendentët kryesorë. Dy yjet janë pjesë e listës prej 23 futbollistësh që u publikua nga organizmi që qeveris futbollin botëror.

Messi dhe Ronaldo shoqërohen thuajse nga të njëjtët emra si Antoine Griezman, Levandovski, Ibrahimovic apo Andres Iniesta. Nuk mund të liheshin jashtë Neymar, Buffon, apo Paul Pogba.

Lojtarët u përzgjodhën nga një panel ekspertësh i ngritur nga Komiteti i Futbollit i FIFA. Për të zgjedhur më të mirin do të votojnë nga një anë kapitenët dhe trajnerët e të gjitha ekipeve kombëtare, ndërsa nga ana tjetër gazetarë dhe sondazh publik që është hapur këtë të premte dhe do të mbyllet me 22 Nëntor.

Fituesi do të kurorëzohet më 9 Janar 2017 në një ceremoni të posaçme më Zyrih.

Tv Klan