Barcelona po kalon një periudhë qetësie teksa pret rikthimin e Lionel Messit nga muaji i mjaltit për të rinovuar kontratën me argjentinasin.

Grumbullimi i skuadrës do të nisë më 12 korrik për të nisur përgatitjet e sezonit të ri futbollistik. Mendohet se në këto ditë Messi do të firmosë për zgjatjen e kontratës ndoshta deri në 2022.

Me rinovimin do të rritet edhe paga e tij aktuale që arrin deri në 20 milionë euro. Gjithashtu do të rritet edhe shuma që duhet paguar për prishjen para kohe të kësaj kontrate.

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit do të jetë superkupa e Spanjës kundër Real Madridit dhe mendohet se Messi do të zbresë në fushën e lojës me kontratën e re.

Negociatat për rinovimin e kontratës kanë nisur prej disa muajsh. Babai i tij dhe presidenti i Barcelonës janë të vetmit persona të autorizuar për të çuar përpara bisedimet.

Sipas mediave spanjollë, hezitimi i futbollistit për të hedhur sërish firmën në letër është bërë jo për shkak të ofertave të tjera, por për të rritur të ardhurat duke luajtur ne Kamp Nou.

/Tv Klan