Edhe pse humbi një penallti, Lionel Messi e korrigjoi gabimin duke i dhënë Barcelonës fitoren 1-0 në fushën e Alaves. Në fundin e pjesës së parë Barça fitoi një 11-metërsh. Portieri vendas Pacheco ndali yllin argjentinas.

10 minuta nga fillimi i së dytës Messi gjeti mundësinë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Barça insistoi dhe tregoi qartë që ishte më superiore. Messi gjen edhe golin e dytë në minutën e 66. Do të kishte shënuar edhe golin e tretë por këtë herë kundër tij ishte traversa.

Edhe këtë sezon argjentinasi pritet të jetë protagonist me gola dhe spektakël ku rivaliteti pritet të jetë i lartë.

Në takimet e tjera Atletico Madrid mori një fitore të thellë ndaj Las Palmas, ndërsa në mbrëmje pritet sfida Real Madrid-Valencia.

 

Primera Divizion

 Alaves 0 – 2 Barcelona

Girona 1 – 0 Malaga

Levante 2 – 2 Deportivo

Las Palmas 1 – 5 Atletico Madrid

Eibar  –  Athletic Bilbao

Espanyol  –  Leganes

Getafe  –  Sevilla

Real Madrid  –  Valencia

/Tv Klan