Portretin e Lionel Messit mund ta shikosh edhe në rrugët e Barcelonës. Një artist spanjoll e pikturoi në një mur imazhin e sulmuesit argjentinas.

Adria Bosch i njohur ndryshe si AXE Colours ka pikturuar me spraj imazhin aktual të futbollisti.

“Unë jam një tifoz i madh i Barçës dhe Messi. Në këtë mënyrë dua të bëj diçka që të falënderoj futbollistin më të mirë në historinë e këtij sporti”, tha Bosch.

Ky artist ka bashkëpunuar në të kaluarën me Barcelonën, duke krijuar pikturat në korridorin që përdorin lojtarët për të dalë në fushën e stadiumit “Camp Nou”.

Adria Bosch ka pikturuar edhe më parë portretin e Lionel Messit, por edhe figurave të tjera të sportit dhe artit./Tv Klan