Lionel Messi ka refuzuar ofertën e parë të presidentit të Barcelonës për të rinovuar kontratën. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle AS.

Pavarësisht se ka disa muaj që po negociohet, argjentinasi i ka thënë “JO” propozimit nga i cili do të përfitonte 30 deri në 35 milionë euro për të zgjatur marrëdhënien me klubin katalan. Futbollistit i përfundon kontrata me 30 qershor të vitit të ardhshëm, dhe nuk e ka aspak me ngut.

Edhe nga klubi e kanë marrë me qetësi këtë situatë. Sipas burimeve të gazetës pranë presidentit, babai i Messit, ka dhënë mesazhe pozitive për qëndrimin e futbollistit në klub, por familja Messi nuk dëshiron të shpejtojë në mbylljen e një kontrate edhe për faktin se Luis Suarez dhe Neymar kanë rinovuar. Messi kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të marrë një tjetër ofertë më të lartë nga ana e klubit.

Tv Klan