Paraqitja përballë Romës ishte një nga ato që Lionel Messi duhet të harrojë. Në kushte fizike jo optimale, talenti u duk sikur kishte ngecur në një kafaz nga i cili s’po gjente rrugën e daljes. 5 herë goditi portën dhe vetëm 2 brenda kuadratit. Luajti 61 topa, 15 duele, shkaktoi një faull që i kushtoi kartonin e verdhë dhe pësoi 3.

E mbylli ndeshjen në lot dhe i vërshëllyer nga tifozët italianë. Për tu theksuar është se sa herë që Messi nuk shënon, Barcelona jeton momente të vështira. Performanca e tij në “Olimpico” është cilësuar në mediat mbarë botërore si e varfër, por kjo ndoshta edhe për meritë të futbollistëve kundërshtarë që nuk e lanë të dilte në lojën e tij.

Nga ana tjetër mediat spanjolle aludojnë se cikli i tij në ekipin katalan mund të ketë përfunduar. Në skenë është shfaqur edhe një herë një largim i mundshëm i tij edhe pse ai vetë rinovoi pak muaj më parë. Ky është momenti që Messi duhet të shfrytëzojë nëse kërkon të provojë aftësitë e tij me një tjetër fanellë. Gjendjen e tij fizike dhe mbi të gjitha emocionale po monitorohet me vëmendje nga Manchester City.

Pas dështimit në Champions, City kërkon ti japë një impuls i qartë dhe i fortë skuadrës. Dhe s’ka asgjë më mirë se sa afrimi i Messi. Deri një vit më parë ishte e pamendueshme që mund të paguheshin 200 milionë euro për një lojtar, atëherë, përse nuk mund të shpenzohen 700 për më të mirin në botë?

Klauzola e Leos nuk e siguron aspak Barcelonën. Messi ka mundësinë të rikthehet me Guardiolën me të cilin fitoi 2 nga 4 Champions. Dështimi në romë mund ti kushtojë Barcelonës shumë më shumë se eliminimi nga gara. Numri 100 është në rrezik.

Tv Klan