Mbrëmjen e sotme, Lionel Messi do të thyejë një rekord të rëndësishëm me Barcelonën. Skuadra e tij do të përballet me Sevilla-n në ndeshjen e rradhës në kampionat dhe argjentinasi që është futbollisti i 3-të me më shumë prezenca në historinë e klubit do të arrijë kuotën e 600 ndeshjeve.

Ylli i Barcelonës, është fituesi i 30 trofeve dhe autor i 523 golave me Barcelonën. Ai ka fituar 71% të të gjitha ndeshjeve të luajtura deri tani dhe ka humbur vetëm 69 takime.  Ngarkesën më të madhe argjentinasi e pati me trajnerin Pep Guardiola, gjatë sezoneve 2008/09  – 2011/12 me 219 ndeshje.  Që prej 2004-s, me Barcelonën ai ndërroi 3 herë numrin e fanellës, nga 30, 19 derisa meritoi fanellën prestigjoze me numër 10.

30-vjeçari është përballur më së shumti me rivalen e përjetshme të Barcelonës, skuadrën e Real Madrid për plot 36 herë, një më shumë se ndeshjet e luajtura ndaj Atletico Madrid.

Ndeshja e sotme është jubilare. Argjentinasi dhe i gjithë ekipi do të përpiqen që ai ta festojë me gol.

Tv Klan