Argjentina u kualifikua në finalet e botërorit në momentin e fundit. Një fazë eliminatore e vështirë për skuadrën dy herë kampione e botës dhe kapitenin e saj Lionel Messi.

“Argjentina nuk mund të qëndronte jashtë aktivitetit edhe pse mund të ishte kualifikuar më parë” – tha Messi për mediat argjentinase.

Ylli i Barcelonës ka fituar gjithçka në nivel klubesh, por jo me përfaqësuesen ku ka dështuar në finalen e botërorit dhe Kupën e Amerikës.

Lionel Messi tregoi edhe se kë nuk do të ketë përballë që në fazën e grupeve. “Dua të shmang Spanjën, pasi sëbashku me Gjermaninë, Brazilin dhe Francën janë kandidate për finalen”. Messi hodhi poshtë zërat se ai vendos për lojtarët që duhet të grumbullohen në përfaqësuese dhe mbështeti trajnerin Jorge Sampaoli. Argjentina po përgatitet për miqësoret me Rusinë dhe Nigerinë që do të zhvillohen më 11 dhe 14 nëntor.

/Tv Klan