International Journal of Computer Science in Sport, gazeta ndërkombëtare e shkencave kompjuterike në sport ka marrë të dhënat e futbollistëve që luajnë në 35 kampionate europiane si paga javore, performanca, mosha, pozicioni si dhe shumë të dhëna të tjera kyçe.

Nëpërmjet një algoritmi të dizenjuar pikërisht për të llogaritur vlerën e çdo lojtari rezulton se Lionel Messi paguhet në javë afërsisht 300 mijë euro më shumë nga çfarë jep në fushën e lojës.

Në listën e 20 futbollistëve të mbipaguar kryeson Lionel Messi dhe pas tij vijnë Angel di Maria, Robin Van Persie apo edhe të tjerë, por jo Cristiano Ronaldo që gjithsesi sipas studimit paguhet më shumë nga ç’meriton me 154 mijë euro.

Studimi ka analizuar edhe lojtarët që paguhen më pak nga sa duhet të marrin. Një prej tyre edhe futbollisti me origjinë shqiptare i Arsenalit Granit Xhaka që rezulton se merr 100 mijë euro më pak.

Gjithsesi shkencëtarët janë të ndërgjegjshëm se pagat e futbollistëve përcaktohen pas kërkesave dhe ofertave dhe pas bisedimeve mes menaxherëve të tyre dhe klubeve.

Tv Klan