Sipas presidentit të Barcelonës, Jose Maria Bartomeu nuk ka asnjë dyshim se Leo Messi do të qëndrojë me katalanasit, duke hequr kështu çdo dyshim për ndonjë largim të mundshëm të argjentinasit.

Bartomeu zbuloi se 5 herë fituesi i “Topit të Artë” është duke luajtur nën një kontratë të re, e cila e mban të lidhur “Pleshtin” me katalanasit, deri në vitin 2021.

“Ne shpresojmë që Messi të verë firmën në kontratën e re nga fundi i vitit, pavarësisht se ajo është nënshkruar nga babai i lojtarit, i cili ka të drejtat e imazhit. Kontrata është e firmosur deri në vitin 2021 dhe aktualisht Messi po luan nën këtë kontratë

”, tha Bartomeu për 8TV.

Pas shitjes së Neymar te PSG për shifrën rekord të 222 milion eurove, Bartomeu nuk ka dashur të rrezikojë edhe Messi-n, duke parë fuqinë ekonomike të skuadrës franceze.

Messi e ka nisur në një formë spektakolare këtë sezon, duke shënuar 7 gola në katër ndeshjet e para të katalanasve./tvklan.al