Barcelona fitoi edhe këtë vit Trofeun Gamper, duke mundur Sampdoria me rezultatin 3 – 2 në takimin e zhvilluar në “Camp Nou”.

Një super Lionel Messi ishte lojtari i sfidës, duke qenë shënues ose pjesëmarrës në aksionet e golave. Argjentinasi fillimisht ndihmoi Luis Suarez të shënonte dhe më pas realizoi vetë një gol duke shmangur edhe portierin.

Muriel shkuroi diferencën e golave, por ishte përsëri Messi që spikati me një tjetër gol, kësaj here me goditje dënimi.

Miqtë nga Italia realizuan me Budimir, por kjo nuk mjaftoi që të kthenin rezultatin në favorin e tyre. Në stadiumin “Camp Nou” ishte edhe trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, i cili bisedoi me Lionel Messi për ta bindur që të kthehet në përfaqësuese.

Tv Klan