Lionel Messi ka shuar gjithë polemikat mbi qëndrimin apo largimin e tij tek Barcelona teksa nuk ka firmosur ende rinovimihn e kontratës. E ardhmja e yllit argjentinas do të jetë cështje debati derisa ai të hedhë firmën në kontratën e re. Në një intervistë për reviztën Coach ai ka deklaruar se do të qëndrojë tek Barcelona për aq kohë sa klubi do ta dëshirojë futbollistin pasi Barcelona i ka dhënë gjithçka. Lajmet e fundit se Manchester City, me kërkesë të trajnerit Pep Guardiola është duke përgatitur një ofertë 100 milionëshe për Messin tingëlluan të vërteta pasi ekipi ecuria e ekipit anglez nuk shkon për krah të investimeve të bëra. Gjithsesi Messi ka shprehur besimin se Guardiola do të ketë sukses pasi ai do të dijë të bëjë ndryshimet e nevojshme për të qenë në krye të Premier League.

Lionel Messi mbetet nën vëzhgimin e disa prej klubeve më të mira të Premier League si Manchester City dhe Chelsea.

Tv Klan