Një mësuese-zëvendësuese në një shkollë në Cardiff, e cila përdori dhunë mbi një nxënësen e saj, është kthyer sërish në punë dje.

Annette Henderson, 52-vjeç përdori mëngët e një bluzeje për të lidhur në karrige me nyje të forta nxënësen e klasës së parë në shkollën ku ajo jepte mësim prej 16 vitesh.

Vajza e cila thuhet se ishte nxënëse shumë e mirë në mësime, sipas dëshmisë mbrojtëse të mësueses, kishte qëlluar një tjetër fëmijë me nevoja të veçanta.

Pas mësimit, 6-vjeçarja u gjet nga një mësuese e shkollës, e cila e zgjidhi.