I shpallur si mësuesi më i bukur në botë, Pietro Boselli është bërë  imzhi i ri i firmës së njohur, Armani.

28 – vjeçari që është mësues matematike u shty nga studentët për të marrë pjesë në një konkurs bukurie mes mesuesish dhe pasi doli fitues u bë shumë i famshëm në rrjetet sociale.

Boselli i cili është mësues i matematikës së avancuar është fytyra e re, e linjës  “Giorgio Armani sporty EA7”. Pietro është shprehur e ka ëndërruar botën e modelingut por fillimisht zgjodhi të ndiqte rrugën akademike. Ai i ka të gjitha, edhe bukurinë, edhe zgjuarsinë por gjithësesi është një person që ndihet në siklet nga gjithë kjo vëmendje. 28 – vjeçari trajnohet 2 herë në ditë dhe ndjek një ditë strikte ushqimore.

Ai u rrit në Itali dhe kur ishte në moshën 6 – vjeçare u dallua nga stilisti Giorgo Armani i cili i tha djalit që duhej të ndiqte rrugën e modelingut. Por Boselli zgjodhi të mbaronte një doktoraturë dhe tashmë  pas shumë vitesh, rikthehet në shtëpinë e modës për të qenë imazh i saj./tvklan.al