Shitja e krediteve mësuesve pa qenë të pranishëm në trajnime ka ccuar në pezullimin e aktivitetit të 51 agjencive private. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla e ka argumentuar këtë vendim të dikasterit që ajo drejton, si një masë paraprake që lidhet më sigurine e sistemit aktual të kualifikimit.

Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit:

“Lejomëni t’ju bëj me dije se MAS ka bërë një ndërhyrje paraprake që lidhet me sistemin aktual të kualifikimit, duke pezulluar veprimtarinë e 51 agjencive private që realizonin kualifikimin e mësuesve, si një masë paraprake sa kohë që mungonte informacioni i qartë dhe monitorimi i plotë i punës që këto agjenci bënin për të kualifikuar mësuesit. Nga ana tjetër edhe si pasojë e dëshmive që vinin nga mësues dhe opinioni publik, se jo të gjitha agjencitë vepronin sipas standardeve për të cilat ishin akredituar dhe jo në pak raste funksiononin si agjenci që shisnin e blinin kreditë dhe jo për kualifikimin e mësuesve”.

 

Këtë deklaratë Nikolla e bëri gjatë Konferencës së e Parë Ndërkombëtare mbi Formimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësuesve, në përfundim të së cilës do të përcaktohet edhe skema e kualifikimit për mësuesit që rezultuan mbetës, apo me mangësi të mëdha  profesionale.

Tv Klan