Mësuesja “heroina jonë” praktikon në klasë “Kala dibrançe”



Dje ishte dita e parë e shkollës dhe kryeministri Rama gjeti rastin të flasë në parlament edhe për këtë cështje. Rama tha, se mësuesit duhet të jenë heronjtë tanë. Në këtë kuadër emisioni “STOP” shfaq një video, ku mësuesja Arta Shehu është filmuar teska luan në klasë lojën e vjetër “kala dibrançe” me nxënësit e saj. 
“Ne do të përqëndrojmë më shumë vëmendje, energji dhe burime financiare te shkollat dhe edukimi. Mësuesit duhet të bëhen heronjtë tanë! I uroj sot të gjithë atyre një vit shkollar sa më të mbarë, sa më argëtues për të gjithë”, tha kryeministri Rama në parlament.Mësuesja e matematikës në shkollën “Qemal Stafa”, Arta Shehu mesa duket e ka respektuar fjalën e kryeministrit për t’u argëtuar sa më shumë dhe ka nisur të luajë me nxënësit e saj  lojën “kala dibrançe”.

Nxënësi – Prit një sekondë.

Nxënësi 2 – Hajde o Ola …

Nxënësi 3 – Ulu aty ulu ….

MësuesjaPo sa shumë jeni ngritur mo …

Nxënësi 4 – A të hipi një herë se thot zysha …/ tvklan.al

 

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*