Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta i ka dhënë 48 orë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëse nuk do të shkojë si aneks i Rilindjes.

Gjatë një interviste për gazetarin Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan, Meta tha “

Luli ka edhe 48 orë të distancohet nga pakti i errësirës në kurriz të votës së qytetarëve shqiptarë. Nuk ka të drejtë Luli të thotë se do t’i heqë ditën e hënë ai apo ministri shefat e komisariatit. Por, Luli duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj policisë, ndaj Edi Ramës, ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndaj këtyre shefave të komisariateve dhe të mos ecë me shpresën se gjoja do t’i përdorin kundër LSI-së dhe jo kundër njerëzve të Partisë Demokratike, se kështu është pakti i 3-orëve. Sepse unë jam këtu për të mbrojtur kauzën e zgjedhjeve të lira dhe jo vetëm njerëzit e LSI-së. Luli ka edhe 48 orë të reflektojë.(Nëse nuk reagon?) Atëherë s’kemi çfarë t’i bëjmë, do të shkojë si aneks i Rilindjes.

Ndërkohë, pak më herët, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në emisionin Zonë e Lirë përjashtoi çdo mundësi koalicioni me PS-në dhe Edi Ramën, teksa tha se pas fitores do të ishte i hapur për koalicion me partitë që do të mbështesnin planin e tij ekonomik për Shqipërinë. /tvklan.al

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1612727638740488/