Në datën 9 shtator do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të ri.

Data e nisjes së sesionit të ri është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.  Nisja e seancës do të jetë në orën 10:00 data 9 Shtator.

 

Presidenti Iliri Meta dekreton thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

Sipas njoftimit të nxjerrë në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se: Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

 

Neni 1

 

Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

 

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”