“Jam dhe do mbetem Ilir Metaj”

Në lidhje me hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij, ish-Presidenti Ilir Meta akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë.

Në një konferencë për shtyp Meta tha se shpresonte që situata të mos shkonte që populli të përplasej me drejtësinë. Meta tha se asnjëherë nuk ka ndryshuar gjeneralitetet e tij i pyetur për shkresën që Gjendja Civile i ktheu kërkesës së SPAK.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë denoncime të tjera për korrupsion duke u kërkuar organeve ligjzbatuese që të hetojnë çdo aferë të qeverisë.

Tv Klan