Ish – kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Në një reagim të shkurtër të përcjellë nga zyra e shtypit të LSI, thuhet se Meta, sëbashku me ministrin Lefter Koka kanë falenderuar votuesit e LSI në qytetin e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë.

Vetë Meta mësohet të jetë shprehur se e vërteta e 25 Qershorit do të zbardhet shumë shpejt. Presidenti i zgjedhur i ka konsideruar historikë votuesit e LSI, të cilët sipas tij, shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Më tej Meta tha se ndihej krenar që kishte punuar me ta./tvklan.al