Përfundon takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI, Ilir Meta, i cili zgjati rreth 90 minuta. I vetmi që foli pas këtij takimi ka qenë Ilir Meta i cila tha se “

kjo është marrëveshja e vjetër që ende është në fuqi dhe që ka një problem të vogël dhe do të zgjidhet patjetër. Ka Angazhimi madhor të aleancës për “Shqipërinë e europianë” për të garantuar paprekshmërin e votës së lirë si themelin e bashkëjetës për një Shqipëri Europiane

”.

 Meta tha se është marrë vendim që çështja t’i parashtrohet zyrtarisht Partisë Popullore Europiane ku edhe PD është anëtare në mënyrë që të asistojë dialogun për zgjidhjen e krizës, nisur nga mosbesimi i opozitës. 

Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur mos besim, kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht Partisë Popullore Europiane ku PD është anëtare që të  asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të qeta

”.

I pyetur nga gazetarët për emrin e Presidentit, Meta është shprehur se emri i Presidentit për atë është konsensus. Gjithashtu Meta tha dhe nëse faktorët politik duan të zgjidhin situatën politike do takohet patjetër./tvklan.al