Darka me kreun e qeverise ne kryeministri, pak metra larg çadrës ku opozita ka ngritur prej te shtunës, zgjati deri në orën 1.30 pas mesnate, ku Meta dhe Rama u panë të largohen njeri pas tjetrit nga selia e qeverise.

Vendi dukej i zgjedhur jo pa qellim, teksa nga jashtë mund të jenë dëgjuar edhe thirrjet e protestuesve për largimin e tyre nga pushteti dhe krijimin e një qeverie teknike. Por, Ilir Meta thotë se takimi ishte thjeshte në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunues.

Meta dje keni pasur një darkë shumë të gjatë me z. Rama. Ishte një darkë e qetë e udhëhequr nga filozofia që ju keni z. Meta me “qetësi dhe dashuri” apo me tone të larta dhe mungesë konsensusi siç raportojnë disa media sot?

Ilir Meta: Po t’i referohesh z. Balliu mund të ketë gjera më serioze, por ajo që dua të them është që ky është një komunikim i vazhdueshëm, normal, bashkëpunues.

Edhe pse Ilir Meta shihet nga opozita si njeriu qe mund te ndikoje ne realizimin e kërkesës së saj për qeveri teknike, pa e përshkallëzuar protestën, vetë ai nuk pranon qe t’a komentjë këtë çështje sipas tij ajo qe duhet në këto momente është dialogu dhe vendi i vetëm ku opozita mund te dialogojë sipas tij është parlamenti.

Do të thotë që nuk keni diskutuar fare për kërkesën e opozitës për një qeveri teknike?

Ilir Meta: Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Dy çështje dua t’i nënvizoj. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo është e domosdoshme. Dhe së dyti, rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet më të larta të standardeve evropiane më 18 qershor dhe kjo kërkon një klimë dialogu dhe bashkëpunimi.

Dialogu për opozitën?

Ilir Meta: Po, patjetër që dialogu me opozitën është kyç dhe për integrimin evropian.

Po ku do të zhvillohet ky dialog z. Meta, sepse opozita është jashtë parlamentit dhe do të rrijë të paktën siç ka thënë jashtë parlamentit deri sa të plotësohet kërkesa e saj për qeveri teknike?

Ilir Meta: Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, sepse mazhoranca ka edhe qeverinë. Kështu që opozita parlamentin ka. Dhe është gjithnjë e mirëpritur në mënyrë që të çojë përpara kërkesat e saj për standarde me të lart për zgjedhjet e 18 qershorit.

Do ta prisni që të vijë apo do të ketë negociata që ajo do të rikthehet në parlament?

Ilir Meta: Ju e dini që për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që kjo klimë të përmirësohet dhe të rritet besimi i shqiptarëve në radhë të parë tek zgjedhjet, por edhe të përmirësohet klima tani ku jemi në një moment mjaft të rëndësishëm të ecjes përpara të reformës në drejtësi.

Thirrjet ndaj tij nga çadra opozitare për Meten nuk kanë munguar. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, aleat i partisë demokratike, e zyrtarizoi kërkesën me një letër publike, pak ore pasi u pa te drekoje me kreun e LSI –se. Ai i beri thirrje t’a mbështesë opozitën për formimin e qeverise teknike.

Por nuk le ndonjë hapësirë për të nënkuptuar se do t’i bashkohet thirrjes, sipas tij si për zgjedhjet ashtu dhe për ngritjen e komisioneve te vettingut duhet klimë me konstruktive  ne mënyrë qe t’i jepet impuls procesit integrues.

Ilir Meta: Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente të gjitha procedurat që i takojnë dhe do të përpiqemi të krijojmë klimën më të mirë konstruktive për të ecur në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjeve që Kuvendi ka miratuar për reformën në drejtësi.

Ndërsa kryeministri Rama është shfaqur i prere: Qeveria e tij do të vazhdoje në rrugën e reformave, pavarësisht protestës se opozitës, qe sipas tij ka për qëllim vetëm bllokimin e Vettingut. Këto qëndrime duket se kane dominuar edhe bisedën në darken e mbrëmshme, pavarësisht se asnjë nga 2 aktoret nuk pranojnë të zbulojnë për mediat këtë fakt ajo qe ende nuk dihet se çfarë do të prodhojë, megjithëse Meta nuk le te kuptohet se darka e djeshme me Rames është e fundit që hane si bashkëkryetar te koalicionit.

Do të ketë një vendimmarrje në këtë mbledhje edhe për fatin e koalicionit? Apo darka e djeshme e ka zyrtarizuar tashmë që ju do të vazhdoni së bashku edhe pas 18 qershorit?

Ilir Meta: Unë mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet dhe t’i japë një impuls të fuqishëm të gjithë reformave integruese të vendit.

TV Klan