meta-kukes

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë turit elektoral me të rinjtë kuksianë, kërkoi votën e tyre në 21 Qershor, për kandidatin e koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, që do të garojë për këtë bashki, Hasan Halilaj.

Meta premtoi se mazhoranca do të bëjë të mundur që Kukësi të jetë e ardhmja e të rinjve, për t’u punësuar në vendlindjen e tyre dhe jo për të parë emigrimin si zgjidhje.

Sipas tij, deri në vitin 2017 shumica do të hapë 500 vendeve të reja pune në Kukës.

Tv Klan