Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon bashkëpunimin e politikës në mënyrë që zbatimi i Reformës në Drejtësi të kryhet në mënyrë transparente, të përgjegjshme dhe të paanshme.

Në pritjen me trupin diplomatik kreu i shtetit apeloi që të hiqet dorë nga politika konfliktuale dhe përjashtuese në prag të një vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kreu i shtetit u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë për ta konsideruar kalendarin e zgjerimit të BE-së drejt rajonit tonë. Duke u ndalur në këtë të fundit, Presidenti Meta komentoi edhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Maqedoni. Presidenti  dënoi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç si dhe vlerësoi miratimin e ligjit të gjuhës në Maqedoni.

Tv Klan