Kriza politike sipas kreut të LSI-së, Ilir Meta duhet të marrë zgjidhje sa më parë. Këtë mesazh kreu i Kuvendit e dha nga Skrapari, ku tha se LSI është e angazhuar të nxisë dialogun mes palëve.

“Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Të gjithë e shikojnë që LSI nuk nxit konflikte. LSI është një forcë shumë bashkëpunuese. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale”.

Sipas Metës, çdo pasiguri nuk do t’i shërbente paqes sociale në vend dhe perspektivës së qytetarëve për më shumë punë dhe një ekonomi më të mirë.

Tv Klan