Meta1Maxhoranca parlamentare do të realizojë reformat që ka marrë përsipër, pasi i ka votat.

Kështu iu përgjigj kryetari i Kuvendit, Ilir Meta interest të gazetarëve mbi kundërshtitë që kanë shfaqur hapur deputetët e LSI –së për disa ligje të qeverisë.

Sipas tij, kundërshtitë janë thjeshtë debate që i shërbejnë përmirësimit të ligjeve.

Disa deputetë të maxhorancës, edhe brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë shprehur hapur kundër ndarjes së re administrative territoriale.

E megjithatë Meta thotë se mazhoranca nuk ka pretenduar të ketë konsensus të plotë.

Kryeparlamentari ka vlerësuar 300 ditët e para të qeverisë, duke evidentuar një ekonomi më të qëndrueshme si dhe marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian.

Përsa i përket bojkotit të opozitës, Meta tha se ajo duhet të marrë vendin e saj në parlament.

Tv Klan