Pavarësisht se LSI e trazoi jo pak politikën me deklaratat e ministrave dhe eksponentëve të saj kundër qeverisë dhe disa drejtuesve socialiste në qeverinë qendrore e atë lokale, Ilir Meta e vlerëson partine që ai drejton, si lokomotivën e qetësisë dhe normalitetit, e cila qëndron larg konflikteve dhe sherreve pafund.

Ilir Meta, kreu i LSI:

Shqipëria ka nevojë për qetësi, ka nevojë për normalitet, ka nevojë për arsye, ka nevojë për debat, por jo për sherr e konflikt pafund. Ndaj njerëzit e duan LSI-në, sepse e shohin si një forcë të madhe të stabilitetit të vendit, të normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve.

Në takimin me strukturat e njësive administrative të Farkës, Baldushkut, Petrelës, Bërzhitës dhe Krrabës, përveç mesazheve të qetësisë dhe dashurisë që dha për mbështetësit e LSI-së, Meta shpërndau dhe 700 karta të reja anëtarësimi./ TV KLAN