Për të ardhmen e martesës politike me Partinë Socialiste, Ilir Meta vijon të lërë të hapur çdo mundësi.

Kreu i LSI –së thotë se kjo është normale, pasi ky ka qenë edhe qëllimi i krijimit të Lëvizjes. Por në marrjen e vendimit do të prevalojë interesi publik.

Teksa distancimi ose jo nga Partia Socialiste duket i komplikuar, Meta e ka të thjeshtë të distancohet nga aleati përsa i përket politikës së jashtme, fillimisht nga deklaratat e Ramës kundër Donald Trump para se të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara.

Dhe po për politikën e jashtme, ndryshe nga bashkëkryetari i koalicionit, Meta i sheh si të panevojshme debatet me Greqinë.

Ilir Meta e ka bërë të qartë se për të ardhmen e koalicionit do të vendosë pas zgjedhjes së forumeve drejtuese të LSI –së, një proces që përfundon në muajin Dhjetor.

Tv Klan