I ndodhur në Athinë për një vizitë triditore, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për çështjen çame dhe tensioneve të krijuara pas deklaratave të Komisionerit Hahn.

Kreu i parlamentit shqiptar tha se pavarësisht dy qasjeve të kundërta që ekzistojnë për këtë çështje, zgjidhja mund të gjendet me durim dhe frymë konstruktive.

Në takimin me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, Kryetari i Kuvendit ka kërkuar abrogimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë.

Ky akt sipas tij do të çlironte hapësirat e nevojshme për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera dypalëshe.

Vizita e kreut të kuvendit do të vazhdojë me pritjen nga presidenti i republikës greke, takimet në parlament, me homologun e tij grek, por edhe kryetarët e partive kryesore vendase dhe do të finalizohet të mërkurën, kur do të takohet me Kryeministrin Aleksis Tsipras.

Tv Klan