Meta nga Parku Arkeologjik i Apolonisë: Turizmi në Shqipëri kryesisht është keq-shfrytëzuar

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, mori pjesë në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fierit, ku u diskutua në lidhje me platformën e LSI-së për zhvillimin e turizmit.

Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së z. Ilir Meta vuri në dukje potencialet e pazhvilluara të turizmit në Qarkun e Fierit por edhe në të gjithë vendin duke e cilësuar turizmin si një nga degët më kryesore që do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe ende në fillimet e veta të shfrytëzimit si potencial zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë. Madje, jo vetëm që është ende në fillim të shfrytëzimit, por kryesisht është keqshfrytëzuar. Po të shohim të gjithë qarqet kryesore të Shqipërisë, qarku që është më mbrapa në zhvillimin e turizmit praktikisht është Qarku i Fierit, ku potenciali është i jashtëzakonshëm dhe është tërësisht i fjetur”, – tha Meta duke shtuar se krahas turizmit bregdetar dhe malor, duhet punuar më shumë për promovimin e turizmit kulturor.

Na duhet të promovojmë edhe vlerat tona kulturore. Këtë park të jashtëzakonshëm arkeologjik të Apolonisë, parkun e Butrintit dhe gjithë pasuritë e tjera kulturore, sepse në fund fare identiteti kulturor është pjesë shumë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe jo vetëm kaq, por ne shohim që këto pasuri kulturore, kur ruhen, kur restaurohen, dhe njëkohësisht kur shoqërohen edhe me një infrastrukturë mbështetëse, padyshim që prodhojnë një mirëqenie për komunitetin në radhë të parë, por edhe për të gjithë vendin”, – theksoi Meta.

Krahas kësaj, Kryetari i LSI-së theksoi se zhvillimi i turizmit në vend do të prodhonte një mirëqenie më të mirë për qytetarët e vendit dhe për këtë i duhet dhënë një shans të gjithëve. “Zhvillimi i turizmit prodhon mirëqenie për të gjithë në mal, në det, në zonat këtu përreth edhe kudo. Dhe ne kemi interes që t’i japim një shans të gjithëve dhe zhvillimi i turizmit na ndihmon për këtë gjë”, – nënvizoi Meta.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho e cilësoi takimin në parkun arkeologjik të Apolonisë si një fillim të mbarë për hartimin e platformës për zhvillimin e turizmit.

 

Ky takim ka filluar si një nevojë e komunitetit tuaj dhe urojë që të jetë një ogur i mbarë për programin, jo vetëm kombëtar por mbi të gjitha për qarkun e Fierit. Ta shohim zhvillimin e turizmit si një shans për të lidhur kulturën historinë, por dhe me rritjen e kapaciteteve, profesioneve dhe hapjen e vendeve të reja për qytetarët dhe mbi të gjitha për të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Fierit”, – tha Xhixho.

Arkeologu i njohur, Prof. Neritan Ceka, në fjalën e tij tha se turizmi është një nga industritë më kryesore të Shqipërisë dhe se resurset e shumta që ka vendi, e veçanërisht Rrethi i Fierit duhen shfrytëzuar në mënyrë të integruar.

Turizmi është industria nga më kryesoret e Shqipërisë. Unë nuk di të ketë industri kaq precize dhe kaq të përqendruar sa mund të jetë turizmi dhe ka një perspektivë. Një turizëm që fillon nga bregdeti e mbaron në Bylis dhe ka mundësi të mbarojë edhe më tutje. Unë shikoj te ky brez mundësitë që jo vetëm ta gëzojnë këtë lloj turizmi të tipit evropian, por të jenë edhe njerëzit të cilët do ta vënë në lëvizje në të gjitha drejtimet”, – tha Ceka./tvklan.al


Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*