METANuk është qëllimi i mazhorancës të asgjesojë institucionet e tjera. Ky ishte reagimi i kryeparlamentarit Meta i cili i është përgjigjur në këtë mënyrë deklaratës së Presidentit Nishani në lidhje me votimin e ndryshimeve të bëra për ligjin e Gjykatës së Lartë.

I pyetur nga Klan, z.Meta tha: “Nuk jam njohur akoma me këtë qendrim që përmendët ju, megjithatë nuk besoj se është qëllimi i Parlamentit apo edhe i shumicës për të asgjesuar ndonjë institucion në vendin tonë, aq më tepër institucionin e nderuar të Presidentit të Republikës, por besoj se për këtë çështje do të kemi rast të shprehemi në të ardhmen”.

Por z. Meta është shprehur se nuk ka patur dijeni edhe për akuzën tjetër të z.Nishani që përfaqësuesit e Presidencës nuk janë ftuar gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve për të dhënë pikpamjen e tyre në lidhje me një projektligj që prek kompetencat direkte të Presidentit të Repubilkës, siç ishte shtimi i një pike për ngritjen e një këshilli emërimesh për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

Ilir Meta- Kryetar i Parlamentit: Nuk jam në dijeni të kësaj çështje, se padyshim po të isha në dijeni do të kisha kërkuar që kjo gjë të ndodhte patjetër dhe shpresoj të jetë vërtetë ndonjë keqkuptim, pasi parlamenti ka qenë dhe mbetet i hapur për të diskutuar me të gjitha institucionet. Nuk besoj se sot u morr vesh se kjo gjë po diskutohej në Kuvendin e Shqipërisë. Ka kohë që është bërë publike insiativa për të bërë ndryshime në këtë ligj, pikërisht në funksion të respektimit të përmbajtjes së vetë ligjit”.

Këto komente  kreu i kuvendit i bëri menjëherë pas takimit me europarlamentarin Knut Fleckenstein, i cili ka mbërritur në Tiranë për të negociuar mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me uljen e tensioneve mes palëve, gjetjen e një marrëveshje të përbashkët çka do të sillte dhe thyerjen e bojkotit parlamentar të opozitës poltike, të kryesuar nga PD.

Ilir Meta – Kryetar i Parlamentit: “Me Zotin Knut Fleckenstein, disktuam rreth situatës politike në vend, ecurisë së reformave, sidomos të 5 prioriteve kyçe me BE, njëkohësisht edhe për të ecur përpara drejt përmirësimit të mëtejshëm të klimës politike në vend, me qëllim funksionoin e plotë dhe mëse funskional të Kuvendit të Shqipërisë, që presupozon krijimin e gjithë mundësive që i janë dhënë opozitës për tu rikthyer në parlament për të përmbusahur përgjegjësitë e saj poltike, e natyrisht kushtetuese”.

Gjatë qendrimit të tij në Tiranë, europarlamentari Knut Fleckenstein do të takohet edhe me kreun e qeverisë Rama dhe atë të opozitës Basha.

Ai së bashku me europarlamentarin tjetër Eduard Kukan do të jenë negociatorët e Parlamentit Europian, për të arritur një marrëveshje në mes të një krize të tejzgjatur mes palëve politike në Shqipëri.

Tv Klan