Për ish – Kryeministrin Sali Berisha, zgjedhja e Ilir Metës në krye të shtetit shqiptar është një akt i ri për thellimin e krizës.

“Një akt i ri për thellimin e krizës! Dje parlamenti i “aleancës së qelbësirave” apo i Narko-Republikës, votoi, me urdhër të Noriegës, Ilir Metën, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President të ardhshëm të vendit”,

shkruan Berisha në një reagim në rrjetet sociale.

Ish – Kryeministri thekson se opozita nuk kishte asnjë ambicie për pushtet në tavolinë, apo për postin e presidentit, pasi ajo e ka shpallur misionin e saj, por sipas Berishës me këtë akt, Rama mbylli çdo shteg apo mundësi për të lejuar shqiptarët të votojnë të lirë dhe për të zgjidhur krizën, të cilën ish – Kryeministri e konsideron si më të rëndën e më të rrezikshmen që prej vitit 1991.

“Opozita sigurisht nuk kishte asnjë ambicie për pushtet në tavolinë apo për postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision të vetin rikthimin e votës së lirë për shqiptarët dhe jo ndarjen në tavolinë të pushtetit. Por me këtë veprim, që në stilin atëror të Edi Ramës ngjan me ngritjen në përgjegjësi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metës president, Edi Rama vrapoi të solidifikojë qëndrimin e “aleancës së qelbësirave” kundër kërkesës së opozitës për zgjedhje të lira dhe për të mbyllur çdo shteg apo mundësi për të lejuar shqiptarët të votojnë të lirë dhe për të zgjidhur në mënyrë të civilizuar krizën më të rëndë dhe më të rrezikshme që përjeton Shqipëria nga Shkurti i vitit 1991. Qytetarët shqiptarë do t’i japin Edi Ramës ndëshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitojë!!

“./tvklan.al