Mesa duket kandidatura më e përfolur për Presidentin e ri të Shqipërisë është ajo e kryetarit të LSI njëkohësisht edhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Për kandidaturën e tij pritet zyrtarizimi nga mazhoranca, që është vetëm disa orë larg.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë gazetarja e TV KLAN, Elja Zotka e ndodhur jashtë ambienteve të selisë rozë, tha se PS pritet që të propozojë emrin e Ilir Metës.

“Mbledhja e firmave për zhvillimin e raundit të katërt për President ka filluar. PS ka 71 vota sëbashku me aleatët e tij PDIU dhe Partinë Kristian Demokrate”.

Në orën 17:00 të ditës së nesërme do të zhvillohet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Rreth orës 17:00 LSI mblodhi grupin parlamentar për rreth 90 minuta për të vendosur për çështjen e Presidentit, ku mësohet se u mblodhën firmat për kandidaturën e Metës.  

Një takim pati edhe mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, të zhvilluar në ambientet e Vilës 3o./tvklan.al