meta takimiKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot pasdite ne një takim të vecantë kryetarin e Dhomës së Përfaqësueseve të Japonisë, zotin Bunmei Ibuki.

Në takimin e zhvillyar zoti Meta vlerësoi mbështetjen japoneze gjatë 23 viteve të fundit në mënyrë të veçantë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Meta tha se Shqipëria ka shprehur vullnetin për të mirëpritur rritjen e investimeve japoneze në vendin tonë.

Kreu i Kuvendit e falenderoi homologun e tij japonez për njohjen që Japonia i ka bërë shtetit të Kosovës.

 

TV KLAN